Doktrina e Besimit #1

Door Emanuel Swedenborg

Bestudeer deze passage

  
/ 72  
  

1. DOKTRINA E JERUSALEMIT TË RI LIDHUR ME BESIMIN

Besimi është një njohje e brendshme e së vërtetës

Besimi sot merret si jo më shumë se mendimi se një gjë është e tillë sepse është diçka që mëson kisha dhe sepse nuk është e dukshme për intelektin. Sepse na është thënë: "Besoni dhe mos dyshoni". Nëse përgjigjemi: "Nuk e kuptoj", na thuhet se kjo është arsyeja pse duhet besuar.

Prandaj, besimi sot është një besim në të panjohurën dhe mund të quhet besim i verbër. Për më tepër, për shkak se është pohim i një personi i marrë nga një tjetër, ai është një besim i trashëguar. Ne do të shohim në atë që vijon se ky nuk është një besim shpirtëror.

  
/ 72  
  

Many thanks to Novi Jerusalem (Balkans) for the permission to use this translation.