Providenca Hyjnore #127

Nga Emanuel Swedenborg

Studioni këtë pasazh

  
/ 340  
  

127. Është treguar më lart nga këshillat e lexuara në të gjitha kishat e krishtera përpara kungimit të shenjtë se feja e përbashkët e gjithë botës së krishterë mëson se njeriu duhet të ekzaminojë veten, të shohë mëkatet e tij, t'i pranojë ato, t'i rrëfejë para Zotit dhe të përmbahet nga ato; dhe se kjo është pendim, falje mëkatesh dhe rrjedhimisht shpëtim. Kjo mund të shihet edhe nga Besimi që ka marrë emrin nga Athanasi dhe që është pranuar në të gjithë botën e krishterë: në fund të të cilit janë këto fjalë:

Zoti do të vijë për të gjykuar të gjallët dhe të vdekurit; me ardhjen e të cilit ata që kanë bërë të mirën do të hyjnë në jetën e përjetshme dhe ata që kanë bërë të liga në zjarrin e përjetshëm.

  
/ 340  
  

Many thanks to Novi Jerusalem (Balkans) for the permission to use this translation.